E disponueshme për projekte

Faqe dhe aplikacione web të shpejta dhe të qëndrueshme.

Jam Amira, zhvilluese frontend me mbi 6 vjet përvojë. Ndërtoj faqe dhe aplikacione web me Next.js, React dhe TypeScript, për biznese në Kosovë, Shqipëri e më gjerë.

Amira duke punuar në kod frontend në laptop
Prishtinë, KosovëVendndodhja
Next.js · React · TypeScriptTeknologjitë
Në distancë ose hibridMënyra e punës
6+ vjetPërvojë

Shërbimet

Si mund t’ju ndihmoj.

Punoj si freelance, në distancë ose në Prishtinë: komunikim i rregullt, afate të qarta dhe kod që mirëmbahet lehtë.

Faqe interneti për biznese

Faqe moderne me Next.js, të shpejta, për çdo pajisje dhe gati për SEO. Shabllonet e mia të fundit kalojnë 90 pikë në Lighthouse.

Ndërfaqe për aplikacione web

Panele administrimi, portale dhe platforma SaaS me React, Next.js e TypeScript, ose me Angular.

Nga dizajni në produkt

Dizajnet tuaja në Figma, të kthyera në ndërfaqe të sakta e responsive, me komponentë të ripërdorshëm.

Optimizim i faqeve ekzistuese

Faqja juaj më e shpejtë dhe më e aksesueshme, me rezultate Lighthouse para dhe pas.

Si do të punojmë bashkë

  1. 1

    Ofertë e qartë

    Çmim fiks dhe afat i qartë, para se të fillojmë.

  2. 2

    Dizajni dhe zhvillimi

    Çdo javë një link ku e provoni progresin.

  3. 3

    Lansimi dhe mbështetja

    E publikojmë bashkë, me mbështetje pas lansimit për një periudhë të dakorduar.

Më shkruani për projektin tuaj ↗

Përvoja

Përvojë e dëshmuar në projekte reale.

Mbi 6 vjet në ekipe produkti, nga React te Next.js, gjithmonë pranë dizajnit dhe backend-it.

Shkurt 2025 - sot

Zhvilluese Frontend

TechNexus IO · Me kohë të plotë · Hibrid · Prishtinë

Shabllone faqesh për DealerAssist, platformë ku tregtarët e automjeteve krijojnë vetë faqet e tyre të internetit.

  • Ndërtimi i ndërfaqeve nga dizajnet në Figma.
  • Çova performancën mbi 90 në Lighthouse.
  • Sugjeroj përmirësime në dizajn dhe produkt gjatë ndërtimit.
  • Bashkëpunoj me dizajnin dhe backend-in përmes GitHub.
  • Next.js
  • React
  • TypeScript
  • Tailwind CSS
  • shadcn/ui
Vizitoni DealerAssist (hapet në një skedë të re)

Tetor 2023 - Janar 2025

Zhvilluese Frontend

Kennedy Technology · Freelance

Aplikacione responsive me Next.js për Kennedy Technology dhe Runway Extenders.

  • Aplikacione me Next.js dhe TypeScript, me SSR dhe CSR.
  • Ndërfaqe responsive, të sakta deri në piksel, në një ekip Agile.
  • Next.js
  • TypeScript
  • SSR / CSR
  • HTML5

Nëntor 2022 - Maj 2023

Zhvilluese Senior Frontend

Borek Solutions Group · Me kohë të plotë · Hibrid

Frontend-i i platformës Study Together.

  • Zhvillova aplikacione web me React (Next.js), Tailwind CSS dhe TypeScript.
  • Punova në një ekip agile, me Jira dhe GitHub.
  • React
  • Next.js
  • Tailwind CSS
  • TypeScript
Vizitoni Study Together (hapet në një skedë të re)

Janar 2022 - Tetor 2022

Zhvilluese Frontend

Ritech International AG · Me kohë të plotë · Hibrid

Aplikacione web për klientë, krah për krah me ekipin e dizajnit.

  • Zhvillova aplikacione web me Ember.js, React, Context API, Tailwind CSS dhe TypeScript.
  • Integrova API-të me backend-in dhe ndërtova ndërfaqe të lehta për t’u përdorur.
  • Ember.js
  • React
  • Context API
  • Tailwind CSS
  • TypeScript

Dhjetor 2020 - Janar 2022

Zhvilluese Angular

Comitas AG · Me kohë të plotë · Në zyrë

Frontend-i i aplikacionit Swynoo.

  • Zhvillova aplikacione web me Angular, Angular Material, SCSS dhe TypeScript.
  • Implementova dizajne responsive me ekipin e dizajnit.
  • Angular
  • Angular Material
  • SCSS
  • TypeScript
Vizitoni Swynoo (hapet në një skedë të re)

2018 - 2020

Zhvilluese Frontend

Real Visualz LLC · Me kohë të plotë

Frontend-i i një sistemi për menaxhimin e mësimit (LMS).

  • Ndërtova aplikacione me React dhe Redux, me SCSS, Bootstrap dhe Material UI.
  • Lidha frontend-in me backend-in dhe e bëra ngarkimin më të shpejtë.
  • Punova në ekip me Jira, Git dhe GitHub.
  • React
  • Redux
  • SCSS
  • Bootstrap
  • Material UI

Projektet

Projekte personale.

Produkte ku kam kontribuar përtej punës së përditshme.

Live · SaaS me AI · 2026 · Projekt në ekip

Smart Extract

Kthen screenshot-et e porosive në të dhëna të strukturuara, që shitësit online të dërgojnë më shpejt. Ndërtuar bashkë me një zhvillues tjetër: ai ndërtoi pjesën më të madhe të aplikacionit, unë faqen dhe bazën e ndërfaqes.

  • Faqja e internetit
  • Baza e ndërfaqes
  • UI responsive
Shihni produktin live (hapet në një skedë të re)

Live · Aplikacion web full-stack · 2026

çkamegatu

Receta shqiptare: sugjeron vakte, gjen receta me atë që keni në shtëpi dhe ju lejon të publikoni tuajat. 187 receta, në çdo pajisje.

  • Firebase Auth
  • Firestore
  • Rregulla sigurie
Vizitoni ckamegatu.com (hapet në një skedë të re)
Lojra Shqip: një fëmijë ngjyros shkronjën A

Aplikacion për celular · Së shpejti

Lojra Shqip

Lojëra mësimore në shqip për fëmijë nga 2 vjeç: 36 shkronjat, numrat dhe tingujt, me një mësim ditor që i përsërit në kohën e duhur.

  • React Native
  • Expo
  • TypeScript
Së shpejti

“Amira ndërtoi faqen e Smart Extract dhe bazën e ndërfaqes së aplikacionit. Idetë e papërpunuara i kthen në ekrane të pastra e responsive, dhe kujdeset për çdo detaj që sheh përdoruesi. Do të punoja me të sërish në çdo produkt.”

Muhamed HoxhaThemelues i Smart Extract

Aftësitë

Ndërfaqe të menduara mirë, themele të forta.

Frontend

Next.js · React · TypeScript · Angular

Backend

Node.js · API · integrim të dhënash

UI & cilësi

Ndërfaqe të aksesueshme · dizajn responsive · komponentë të ripërdorshëm

Keni një projekt në mendje? Le ta diskutojmë.

amirahoxha0@gmail.com ↗
✨ Provo versionin prezantim ↗